Policia e Vlorës ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi është kapur duke duke vjedhur karburant nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it.
Policia bën me dije se i arrestuari është identifikuar me inicialet I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një sasi karburanti nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë,” thuhet në njoftimin e policisë.