Uniformat blu të Tiranës kanë arrestuar një 36 vjeçar, pasi ka vjedhur dy telefona celularë në një dyqan servis në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë.
Aparatet celularë arrijnë vlerën rreth 70.000 lekë të rinj, ndërsa identifikimi i tij u bë nga kamerat e sigurisë të instaluara në objekt.
Policia e Tiranës thotë se vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ai ka kryer edhe vjedhje të tjera./Opinion.al