Katër punonjës të OSHEE-së si dhe pronari i një hoteli në Shëngjin kanë përfunduar në pranga të policisë.
Nga hetimet ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur energji elektrike, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë.
Hetimet kanë nisur që në muajin gusht të vitit 2018, ndërsa punonjësit e OSHEE-së nuk faturonin energjinë elektrike të konsumuar.
Një ditë më parë ata kanë dalë për masë sigurie në Gjykatën e Lezhës, ku është vendosur masa arrest shtëpie për 4 punonjësit e OSHEE-së dhe masa arrest burg për pronarin e hotelit./ Opinion.al