Në muzeun në Bode, Berlin është vjedhur një monedhë gjigante ari e cila kushtonte 4,5 milionë dollarë.
Sipas mediave gjermane monedha peshonte rreth 100 kilogram.
Policia thotë se hajdutët kanë hyrë në muze nga dritarja, rreth orës 3:30 në mëngjes, dhe janë larguar nga aty para se të vinte policia.
Muzeu ka thënë se monedha e vjedhur mbante rekordin në Librin Guinness për pastërtinë e arit.
Ndërkohë, në njërën anë të monedhës është portreti i Mbretëreshës Elizabeta II, ndërsa në anën tjetër është një gjethe panje.