Dy persona kanë vjedhur 1 milion lekë (të reja) në një supermarket në zonën tursitike të Ksamilit në Sarandë dhe janë larguar në drejtim të paditur duke braktisur makinën në një zonë afër.
Sipas policisë, rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm dy persona kanë arritur të hyjnë brënda supermarketit të 54-vjeçares K.A. me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të reja.
Në vjedhje është përdorur edhe një automjet tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetuar i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë.
Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes.