Dy vëllezër janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për vjedhjen e një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Dy vëllezërit pasi kanë thyer kasafortën kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër)”, njofton policia.
Gjithashtu , autoritetet njoftojnë se gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al