Një biznes ka rënë pre e hajdutëve në mesnatë duke u gdhirë dita e diel. Ata kanë arritur të hyjnë nga dritarja në ambientet e firmës, ku dyshohet se kanë marrë 700.000 lekë (të reja). Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku ambientet e firmës “Letra Kartoni” Sh.a, me administratore shtetasen Brunela Trebicka janë vjedhur. Mësohet se hajdutët kanë thyer në fillim xhamat e një dritare e më pas derën ku mbaheshin lekët e firmës. Policia po punon për identifikimin e dhe kapjen e autorëve.