Ka kërkuar vëmendje përmes një puthjeje dhe ja ka dalë. Eshtë fjala për Ermal Mamaqin i cili ka nisur sot ne “Tv Klan” emisionin e tij “Xing me Ermalin”. Pasi ka kërkuar dikë që ta puthë në buzë nga publiku, në studio janë shfaqur motrat Greta dhe Eni Koçi. Por puthjen e parë të emisionit të parë, Ermal Mamaqi ja ka dhuruar bashkëhshortes së tij Ami, që me sa duket është shfaqur si një ogur fatsjellës në këtë emision. Më poshtë , është videoja e këtij momenti, për të cilin vetë Ermali ka qenë i sigurt se do të bëhej lajm i portaleve.