IKMT ka nisur aksionin për shembjen e banesave që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” në Shkozë. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, IKMT shkruan: “Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti II. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme”.
Bëhet fjalë për të njëjtin projekt që prek edhe banorët e Unazë së Re (Astiri), por ndryshe nga Shkoza banorët e Astirit protestojnë prej 23 ditësh dhe kundershtojne shembjen e banesave te tyre pa u dëmshperblyer.
*Pamje nga shembjet ne Shkoze