Klaudia Kalia, miss-i shqiptar doli në 10-ëshen më të mirë të Miss Grand International. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, tregoi sesi ishte të merrje pjesë në një garë ndërkombëtare.
Miss-i shqiptar foli edhe për një nga prapaskenat më të veçanta që u komentua shumë gjatë këtij spektakli.
Është fjala për rrëzimin e fitueses nga Paraguai, Clara Sosa, pasi rrëmbeu kurorën.
Ndonëse u përfol si një incident, Klaudia, e cila e pa nga afër performancën, u shpreh se gjithçka ishte e inskenuar. Madje sipas saj ka dhe një moment në video kur Clara Sosa rregullon pozicionin e këmbës. Për të pozuar më bukur edhe pse ishte e shtrirë në skenë.