Glasgow Rangers ishte duke fituar 2:1 deri në momentin kur dy gola në minutat e fundit i dhanë fitoren Hibernian-it. Gjithsesi skenat e gëzimit mbaruan shpejtë dhe u ndoqën nga disa skena të tmerrshme. Me golin në minutat e fundit të kapitenit Gray, mijëra tifozë të Hibernian marshuan në fushë për të festuar triumfin. E keqja fillon kur tifozët e Rangers i bashkohen kundërshtarëve në fushë duke ndezur dhunë midis tifozëve, çka lë në hije atë qo duhet të kishte qenë një moment i gëzueshëm.
Raportohet se ata që kanë pësuar më shumë dëme kanë qenë lojtarët, me gjashtë futbollistë të Rangers, si dhe asistenti i trajnerit Davie Weir, të sulmuar nga tifozët rivalë. Rangers kanë publikuar një deklaratë për shtyp: “Rangers FC është shokuar nga sjellja e turpshme e tifozëve të Hibernian në përfundim të ndeshjes. Lojtarët dhe stafi i Rangers janë sulmuar nga këta tifozë që pushtuan fushën çka bëri që të mos paraqiteshim në ceremoninë e ndarjes së medaljeve.”
“Për këto sjellje të dhunshme nuk duhet të ketë vend kurrsesi dhe Rangers presin që SFA dhe Policia e Skocisë të fillojë investigimin për të gjetur se ku dështuan masat e sigurimit. Klubi kërkon të lavdërojë tifozët e Rangers për vetëpërmbajtjen e treguar megjithëse ishin në trysni të vazhdueshme.”