Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Skandali me akulloret në tregun shqiptar, skadojnë në vitin  2020, por janë jashtë standardit

2018/07/26 at 8:18 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Skandali me akulloret në tregun shqiptar, skadojnë në vitin  2020, por janë jashtë standardit

Emisioni “Boom” këtë herë është ndalur tek siguria ushqimore. Produkti i akullores, një ndër më të preferuarit e sezonit të verës, nën ambalazhin tërheqës për të rritur apo fëmijë, prodhuar në Shqipëri apo ardhur nga jashtë, ka një të përbashkët, afatin 2- vjeçar të jetëgjatësisë. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre nuk ka asnjë datë prodhimi në etiketë, gazetarët e “Boom”i kanë blerë këto akullore në qershor të këtij viti, ndërsa në etiketë lajmërohet skadenca në muajin tetor të vitit 2020.

Në disa nga këto akullore, data e skadencës fshihet thjesht duke e prekur me gisht.  Në tregun shqiptar, gazetarët gjetën edhe një produkt të ardhur nga Iraku, një akullore për fëmijë, e cila në paketim kishte një nga personazhet më të dashur për ta.

Nëse përbërësit e akulloreve janë disa nga përbërësit më delikat, si qumështi, veza, uji, ëmbëltuesit produkte këto të cilat veç e veç kanë një afat shumë më të shkurtër skadence , atëherë si ka mundësi që këto akullore mund të ruhen për më shumë se 2 vjet?

Sipas drejtorit të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa ,afati i parashikuar për jetëgjatësinë e një akulloreje është 126 ditë dhe vendosja e një afati kaq të gjatë skadence, është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Nga analizat që emisioni “Boom” ka bërë në  Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, prodhimi shqiptar me afat skadence deri ne  2020, ka dalë me ngarkesë mikrobiologjike 19 herë mbi normën e lejuar, ç`ka nënkupton rrezikun që përbën qëndrimi i tij në treg, aq më tepër edhe për dy vjet. Prezenca e lartë e enterobakterieve shkakton helmime të cilat mund të sjellin pasoja të rënda tek konsumatori, aq më tepër tek fëmijët.

Ndërsa produkti i ardhur nga jashtë ka dalë me ngarkesë mikrobiologjike 0, ç`ka sipas specialistëve tregon se kjo akullore ka në përbërje shumë aditivë, të cilët nuk lejojnë zhvillimin e asnjë mikrobi. Prezenca e shtuar e aditivëve mund të bëhet shkak për sëmundje të rënda, përfshi dhe ato kancerogjene.

Sipas  Autoritetit Kombëtar të Ushqimit  “Data e jetëgjatësisë minimale për një ushqim të caktuar do të jetë data deri në të cilën produkti ushqimor ruan karakteristikat e tij specifike, me kusht që të jetë ruajtur në mënyrë të përshtatshme”.

Përgjatë këtij investigimi asnjë nga specialistët apo zyrtarët e autoriteteve që merren me sigurinë ushqimore nuk pranuan të prononcohen në lidhje me problemin, por nga burime të brendshme “Boom”mësoi se disa nga punonjësit e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare janë me urdhra mbrojtjeje, për shkak të kërcënimit nga bizneset.

https://youtu.be/yOi4X87t6uo

Ju sugjerojmë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Para
Mjeku grek i prekur: Mes viktimave ka fëmijë, janë djegur dhe nuk i identifikojmë dot

Mjeku grek i prekur: Mes viktimave ka fëmijë, janë djegur dhe nuk i identifikojmë dot

Nesër në “Dashuri Bardhë e Zi”/Jigit bëhet prokuror i një çështjeje kundër Ferhatit

Nesër në “Dashuri Bardhë e Zi”/Jigit bëhet prokuror i një çështjeje kundër Ferhatit

VIDEO/ Robert Ndrenika: Edhe mua më merr frika mos më presin pensionin

Artistët kthejnë pllakën? Jemi pro ndërtimit të teatrit. Mes firmëtarëve edhe Ndrenika e Derhemi

TE FUNDIT

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com