Sali Berisha ka publikuar një video ku duken disa fëmijë me çanta shkolle në krahë që këndojnë këngë për hashashin.
Nëpërmjet Facebook, Berisha ka sulmuar sërish kreun e qeverisë Edi Rama përsa i përket çështjes së kanabisit në vend. Sipas ish-kryeministrit, himni kombëtar që u mësohet fëmijëve në shkolla është himni i hashashit.
“Ne Narko-Republiken e Norieges, ne vend te himnit kombetar shkollat u mesojne femijeve himnin e hashashit: “Me lulen tende ne do bejme miliona”! Degjojeni vete! sb,” – shkruan Berisha.