Deklarata e sotme, e fortë e ministrit të Jashtëm gjerman, Gabriel është komentuar si sulm ndaj çadrës së opozitës dhe si mbështetje e hapur nga Kryeministrit Edi Rama.
Ai deklaroi më shumë se një herë se opozita duhet tij japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament. Madje u kujdes të shtonte se ky ishte edhe mesazhi i Merkel dhe jo mendim i tij personal.
Por ajo ç’ka çudit është fakti se gazetari dhe analisti Baton Haxhiu i ftuar në emision Opiniopn, të enjten e javës së kaluar e parashikoi se çfarë do të deklaronte sot në Tiranë, Sigmar Gabriel. Duke lexuar një sms në telefon, Haxhiu do të shprehej: “Zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor dhe do të njihen si herët e tjera…Basha duhet të mbajë përgjegjësi. Kjo do të jetë deklarata e ministrit të jashtëm gjerman në Tiranë”, u shpreh ai.
Kjo ngjalli reagimin e gazetarëve të tjerë në studio.
Ndiqni videon më poshtë: