Prapaskenat e doreheqjes së Rroshit dhe si erdhi ky personazh në politiën shqiptare është edhe tema e bisedës së mbrëmjes në Opinion. Armand Shkullaku, drejtor i Informacionit në ABC News, i pyetur nëse Rama ska ditur gjë apo ka dashur të mbrojë kryetarin e Bashkisë Kavajë, u përgjigj “Në lidhje me Rroshin, BIRN-i raportonte policinë federale zvicerane që është ndaluar për trafik droge dhe për këtë arsye Zvicra vendosi të mos ta mbante por ta dëpërtonte.
Rroshi është i gjithë ngërcci që ka Rama, ku i duhet të dalë njëherë për Shukriun, njëherë për Kokëdhimën etj.
Ajo që është aty është një justifikim për të justifikuar pushtetin.
Rama duhet ti kërkojë falje edhe Elvisit që e mori në qafë edhe shqiptarëve për atë humor banal.
Ky nuk është humor.
Rroshi ishte nga figurat më të godituara. Ai thotë që nuk ka asnjë dënim, thotë që dallgët e jëtës e përplasën në një hall të madh. Përse këto dallgë nuk përplasën një profesor, një arkitekt dhe ne duhet të diskutojmë këtu sa vite është arrestuar Rroshi…”