Një seria që ka mbajtur peshë vëmendjen e teleshikuesve gjatë transmetimit të tij në TV Klan, “Ertugrul” ka nisur mbrëmë sezonin e tij të katërt.
Në episodin e parë të këtij sezoni të ri teleshikuesit kanë parë vdekjen e heroit të tyre dhe nderimet e fundit që i janë bërë në funeralin e tij.
Por duket se regjisori dhe autorët e filmit kanë vendosur të luajnë fort me këtë element.
Në film, tregohet momenti kur kur ushtarët e fisit Kaya së bashku me Halimen dhe Hayme Hatun, gjejnë në xhungël një trup të djegur, të cilin ata e identifikojnë si trupin e Ertugrul. Por sipas të dhënave historike, Ertugrul, ai që njihet si themeluesi i Perandorisë Osmane ka vdekur rreth moshës 90-vjeçare, çka do të thotë që në seritë e ardhshme presim sërish që Ertugrul të dalë në skenë.