Kryeministri Rama ka dalë sot në komunikimin e javës me qytetarët në rrjetin social FB. Mbetjet, tema më e nxehtë e aktualitetit vijon të mbetet e tillë edhe në këtë komunikim. Edhe pse Kryeministri ka folur gjatë për këtë problematikë në parlament, në studio televizive e madje edhe në rrjetet sociale duke iu përgjigjur personalisht qindra komenteve, sërish reagimi qytetar ka qenë i lartë duke kulmuar me protestën e djeshme përpara Kryeministrisë. Edhe në fjalën e sotme, Rama nuk ka lëvizur nga bindja e tij se mes plehrave dhe mbetjeve ka një dallim, që më shumë se sa qytetarëve, duket se po ja thotë vetes.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154063148471523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]