Protesta e zhvilluar kundër betonizimit të parkut ku luajnë fëmijët në zonën e is-Parkut të Autobuzave ka degraduar në dhunë kundrejt qytetarëve. Disa pamje kanë ardhur në redaksinë tonë ku duket qartë revolta e banorëve kundrejt ndërtimit të pallatit dhe madje në një moment, një prej punonjësve të pallatit ka debatuar ashpër me një zonjë e cila ishte aty duke protestuar.
Protesta e banorëve është tentuar të bojkotohet edhe nga policia pasi ata pretendonin se ishte e paligjshme, por nga ana tjetër banorët të mirinformuar i tregojnë se nuk ka asgjë anti-kushtetuese në tubimin e tyre. Por disa fotografi shqetësuese tregojnë se si është ushtruar edhe dhunë fizike ndaj një prej personave që protestonte dje. Për më tepër shihni videot dhe pamjet e mëposhtme./Opinion.al