Në prani të më shumë se 800 të ftuarve, Princi Leka ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me Elia Zaharian, paraditen e 8 Tetorit.
Cremeonia e celebrimit është kryer nga kryebashkiaku Veliaj, në ambjentet e Pallatit të Brigadave, ndërkohë që më pas çifti është vendosur në rezidencën mbretërore ku ka pritur vizitat e miqve dhe të afërmve, në një atmosferë të dominuar nga këngëtët dhe vallet tradicionale shqiptare.
Ndërkohë mbrëmja shënoi edhe atë që u cilësua si darka zyrtare mbretërore, sëriësh në ambjentet e Pallatit të Brigadave në orën 20:00.
Nga 300 të pranishmit e darkës, u vu re që më shumë se 200 prej tyre kanë qenë të huaj, kryesisht te ftuar nga 20 oborre mbretëore dhe familje aristokrate të gjithë botës.
Darka e servirur ka sjellë nga Mrizi i Zanave, produkte krejtësisht shqiptare, por të sjella në një formë moderne, ndërsa për të ftuarit u luajt muzikë vetëm në pushimin mes pjatave. Në mesnatë, festimet janë përmbyllur me prerjen e tortës nga ana e çiftit.