Një xhest antisportiv por që në fund të fundit i ka shërbyer më së miri ekipit të tij. Marwin Hitz, portier i Augsburgut është kapur nga kamerat teksa prishte pikën e penalltisë në ndeshjen ndaj Keln.
Ishte kjo apo jo arsyeja, ajo që ka ndodhur është se sulmuesi i Kelnit, Anthony Modeste e humbi 11 metërshin.
Ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, Augsburgu shënoi golin e vetëm të fitores, duke fituar 1:0.
Menjëherë pas ndeshjes, 26 vjeçari ka kërkuar falje për atë që bëri.
“Kjo nuk ishte gjëja më korrekte për ta bërë. Kur e shoh këtë, them se nuk jam unë. Kjo nuk do të ndodh më. Nuk kam pritur kurrë më parë penallti”, ka deklaruar ‘heroi’ i Augsburgut.