Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Përvetësuan 68 mijë m2 tokë, arrestohen zyrtarët e hipotekës

2018/10/20 at 10:03 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/Përvetësuan 68 mijë m2 tokë, arrestohen zyrtarët e hipotekës

11 shtetas mes tyre zyrtarë të hipotekës janë vënë në procedim penal për prëvetësim të më shumë se 68 mijë metër katrorë tokë në zonën e Kurbinit. Pas operacionit të policisë të quajtur “Hipoteka”  3 shtetas janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë vënë në kërkim.


Njoftimi i policisë

Forca e Ligjit në territor godet përsëri në Kurbin

Procedohen penalisht 11 shtetas ( ish- punonjës në Z.V.R.P.P.Kurbin dhe qytetarë përfitues toke), për fallsifikime dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale , duke tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 68120 m2.

Janë arrestuar 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg”, janë shpallur në kërkim 2 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg ” , janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe janë kryer veprimet për 2 të tjerë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”

Sekuestrohen një sërë dokumentash si çertifikata, akte etj, të cilat kanë shërbyer për tjetërsimin e prones.

Në vijim të zbatimit të Forcës së Ligjit në territor, Seksioni për hetimin e krimit ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallë Parë Kurbin, kanë finalizuar operacionin Hipoteka .

Si rezultat i tij, janë proçeduar penalisht 11 shtetas ( ish – punonjës pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin dhe qytetarë përfitues toke), të cilët , në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën, kanë fallsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 68120 m2 tokë në Kurbin, pasi duke qenë me detyrë si punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore, pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kurbin, kanë shpërdoruar detyrën, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave që kanë për detyrë ta leshojnë atë, nëpërmjet ndryshimit të zërit kadastrale , dhe paisur meAMTP- persona të ndryshëm dhe rregjistruar prane Z.V.R.P.P. Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çertifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi , çertifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit.

Këto hetime proaktive, janë kryer në funksion të procedimit penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës” “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “ Pastrim I produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248-25-186/2 dhe 287/a/c të Kodit Penal.

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Seksioni për hetimin e krimit ekonomik, Komisariati I Policisë Kurbin dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 10 Tetor 2018, ka vendosur masat e sigurisë për shtetasit e poshtëshënuar.

Të arrestuar me masë sigurie “Arrest me burg”

A.S, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke, për veprat penale “Fallsifikim i dokumentave ‘ kryer në bashkëpunim ” , parashikuar nga nenet 186/3 – 25 të Kodit Penal.

N.G, 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, per veprën penale “Shpërdorim detyre ‘kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.

B.L, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion Kryetar Fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 186/3 -25 i Kodit Penal.

Të shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”

K.P. 46 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Shpërdorim detyre ‘ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 -25 i Kodit Penal.

H.A. 54 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.

Me masë sigurie “Arrest shtëpie”

Gj.L. 76 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish – Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.

O.M. 69 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish – Përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë në Bashkinë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” ” Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.

Gjithashtu , janë referuar materialet për proçedim në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve :
M.A. , Z.K., B.K. dhe G.SH., të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre ” dhe ” Fallsifikim dokumentash” , si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore.

Punohet për kapjen e personave në kërkim, si dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të personave të tjerë të implikuar.

 

Etiketa: arrestimeforca e ligjithipotekakurbinoperacion


Ju sugjerojmë

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…
Kryesore

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…

6 Nëntor, 2025 11:44 am
Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros
Kryesore

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros

6 Nëntor, 2025 10:59 am
Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
Kronikë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

6 Nëntor, 2025 9:07 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:48 am
Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Para
Zbardhen përgjimet në telefonin e Stresit: O vllai jam në kërkim

Zbardhen përgjimet në telefonin e Stresit: O vllai jam në kërkim

I vuri flakën vetes brenda makinës, 39-vjeçari nuk vuante nga depresioni

I vuri flakën vetes brenda makinës, 39-vjeçari nuk vuante nga depresioni

PD: 534 drejtues të policisë, ish-punonjës të sigurimit të shtetit

PD: 534 drejtues të policisë, ish-punonjës të sigurimit të shtetit
















TE FUNDIT

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
6 Nëntor, 2025

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer për herë të parë se si vrau vëllain e tij më të vogël pothuajse...

Lexo më shumë

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
6 Nëntor, 2025

Carlo Ancelotti, trajneri italian i ekipit kombëtar të Brazilit, u përball me kritika të ashpra gjatë Forumit të Trajnerëve Brazilianë...

Lexo më shumë

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
6 Nëntor, 2025

Në seancën e sotme plenare, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka bërë një replikë të fortë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com