Në studion e emisionit “Opinion” është publikuar një dokument, i cili edhe një herë ve theksin ne përdorimin e makinës së Ministrit Tahiri nga vëllezërit Habilaj, të konsideruar të rrezikshëm nga ky dokument.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, teksti i mëposhtëm, që sqaron lidhjet e Habilajve me Tahirin në përdorimin e Audtit A8, është koment i përkthyesve në materialet që shoqërojnë dosjen e përgjimeve të Habilajve dhe grupit të tyre nga policia italiane.