Kryesore

Video/Nga dhoma e grimit në studio, çfarë ndodhi pas kamerave në ‘Opinion’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:39 - 12/09/18 |
b.f

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin ‘Opinion’ po trajtohen dy zhvillime të mprehta nga aktualiteti.

Bëhet fjalë për ngjarjen e Selenicës të ndodhur gjatë muajit gusht, në të cilën autori i masakrës Ridvan Zykaj vrau 8 persona nga e njëjta familje.

Dhe në pjesën e tretë është i ftuar kryetari i komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, i cili do të flas për korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe marrëveshjen me Serbinë.

Në prapakuintat e emisionit edhe sonte janë filmuar të ftuarit dhe stafi i emisionit vetëm pak minuta përpara se emisioni të filloj transmetimin live në ekranin e TV Klan.

Në videot më poshtë do të mund të shikoni disa momente pikante nga dhoma e grimit, bisedat e fundit në studio dhe përshëndetjet mes të ftuarve dhe stafit të emisionit.

Ndiqni në video atë se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pas kamerave në ‘Opinion’:/G.Zaimaj-opinion.al

Pas