Dy ditë para ndeshjes ndaj Shqipërisë, skuadra e Marokut zbret në Tiranë për miqësoren e radhës.
Ekipi ka dalë sot pasdite në stërvitje në stadiumin “Selman Stërmasi”. Fillimisht stërvitjen e ka nisur kapiteni Benatia dhe më pas pjesa tjetër e lojtarëve e ndiqte atë me ushtrimet në fushë.
Gjatë seancës stërvitore mungonin 9 lojtarë, të ciliët kishin angazhime me skuadrat e tyre. Futbollistët pritet t’i bashkohen pjesës tjetër të grupit sot në mbrëmje.
Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Marokut do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Pas kësaj ndeshjeje, trajneri De Biazi do të nisë fazën përgatitore me kuqezinjtë për takimin e parë ndaj Maqedonisë që do të luhet më datën 5 shtator – ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.