Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VideoLajm/ Lala: Dritan Gradicës i ka humbur pasaporta në vitin 2000 në Shqipëri

2018/05/02 at 10:51 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
VideoLajm/ Lala: Dritan Gradicës i ka humbur pasaporta në vitin 2000 në Shqipëri

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi se Dritan Shaqir Gradica ndodhet në Angli, ndërsa ka mbaruar dy fakultete dhe punon si arkitekt.


Lala u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se në verifikimet e hyrje-daljeve në sistemin TIMS, nuk rezulton të ketë kryer lëvizje të shpeshta nga Shqipëria në drejtim të Vjenës, ku dhe besohet se ishin lëvizje tranzit.

Sipas saj, udhëtimet më të shpeshta i ka pasur në shtator-tetor dhe nëntor të 2017-ës, ndërsa në dhjetor nuk rezulton të ketë pasur lëvizje të shpeshtë.

Ajo tha se ai lëvizte për dy ose tre herë në muaj drejt Shqipërisë.

“Hyrja e fundit në territorin shqiptar ka qenë në muajin janar të këtij viti, i cili ka hyrë me një automjet luksoz nga pika kufitare e Kakavijës, por një javë pasi ka dalë, përsëri nga Kakavija, çuditërisht sipas sitemit TIMS, rezulton të ketë dalë në këmbë”, -tha Lala.

Gazetarja u shpreh më tej se ish-gjykatësi Gradica i ka konfirmuar se të birit i kishte humbur pasaporta në vitet 2000 ku dhe ka pasur një denoncim në atë kohë të bërë pranë autoriteteve shqiptare.

Lala gjatë ditës së sotme ka kryer disa hetime rreth identitetit të Dritan Gradicës pranë institucioneve shqiptare për të mësuar më tepër rreth personit në fjalë.

“Babai i Dritan Gradicës pranon se gjeneralitetet përkojnë me ato të djalit të tij, por mohon që personi i arrestuar në Spanjë të jetë i biri, për të cilin tha se prej vitesh jeton e punon në Londër”,- u shpreh Lala.

Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar.

Ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë.

Sipas të dhënave të siguruara, Dritan Gradica, rezulton të jetë djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, tashmë në pension.

Shqiptarët e identifikuar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini, u vunë në pranga tri ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro.

Droga, e cila, mendohet të jetë blerë tek “Klan Del Golfo” në Kolumbi, ishte transportuar drejt Madridit me Charter dhe në secilën prej pakove kishte të vulosur siglën CR7, me të cilën identifikohet ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.

Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet rreth grupit kriminal nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA amerikane në koordinim me Europol.

 

Etiketa: Dritan GradicalalaPASAPORTA


Ju sugjerojmë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Para
E pyesin pse nuk bën fëmijë tjetër, Riselda Sejdia habit me arsyen

E pyesin pse nuk bën fëmijë tjetër, Riselda Sejdia habit me arsyen

Topalli i drejtohet Bashës: Mos përbuz demokratët se do të bjerë kokës

Jozefina Topalli na emocionon me urimin për të birin që sot mbush 23 vjeç

Depresioni ka edhe shenja fizike, ja si t’i dalloni

Depresioni ka edhe shenja fizike, ja si t’i dalloni
















TE FUNDIT

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
8 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në krah të kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
8 Tetor, 2025

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
8 Tetor, 2025

Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu...

Lexo më shumë

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
8 Tetor, 2025

Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com