Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/La Gjermaninë për vajzën që dashuroi, por zbulon që ajo ka 3 fëmijë

2018/11/18 at 8:34 PM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/La Gjermaninë për vajzën që dashuroi, por zbulon që ajo ka 3 fëmijë

Historia e dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka nisur disi ndryshe. Katerina është një vajzë 25-vjeçare, të cilën jeta e ka detyruar të kalojë disa sprova. Ajo është një nënë e 3 fëmijëve, tashmë e divorcuar. Por, fati i solli pranë një tjetër dashuri, Emanuelin, i cili jetonte në Gjermani me familjen e tij. Ai la pas gjithçka kishte aty dhe u kthye në Tiranë për Katerinën, me të cilën bisedonte vetëm përmes internetit. Në fakt, 25-vjeçarja nuk i kishte treguar Emanuelit se ka 3 vajza të mrekullueshme. Pavarësisht të gjithave, Emanueli nuk hoqi dotë nga dashuria e tij. Për gjithçka ka bërë për të, Katerina do t’i japë një mesazh Emanuelit, i cili nuk është në dijeni.


Por, ka edhe një surprizë tjetër. Nga Gjermania ka ardhur Fabjola, motra e Emanuelit, e cila në fakt ndjek nga ekrani i dhomës tjetër gjithçka që po ndodh në studion e “E Diela Shqiptare”. As Katerina dhe as Emanueli, nuk e dinë që Fabjola ka ardhur nga Gjermania në Shqipëri.

Le të rikthehemi te historia e Katerinës, e cila na tregon dhe shpjegon gjithçka që ka kaluar në jetë.

Katerina: “Mua më quajnë Katerina, jam 25 vjeç, lindur dhe rritur në Greqi, jam nënë e tre vajzave. Unë kam qenë 14 vjeç, sapo kisha ardhur në Shqipëri për pushimet verore se shkollën e kam bërë në Greqi. Duke kaluar çdo ditë me gjyshen në ballkon, sepse nuk dilja dot, duhet të dilja gjithmonë me gjyshen edhe qoftë për një shëtitje, sepse isha e privilegjuara. Në Shqipëri gjatë pushimeve verore u njoha me një djalë, që është edhe babai i vajzave të mia. Nga ballkoni në ballkon bënim shenja, përshëndeteshim. Asnjëherë nuk takoheshim, sepse tek gjyshja kisha edhe katër dajat. 14 vjeç një gocë kaq e vogël nuk mund të dashurojë, mendoj se ishte pjesërisht edhe gabimi im dhe i nënës time.

Unë kam vetëm mamin, sepse prindërit e mi ishin të divorcuar. Kam pasur dy prindër shumë të mirë, është një nënë shembullore për mua. Duke na rritur vetëm dhe duke dhënë fjalën gjyshi, mamaja ime pranoi fjalën e gjyshit dhe mendoi se edhe mua mund të më siguronte. Është shumë e vështirë një nënë e vetme të rrisi një vajzë në moshën time edhe një djalë. Brenda tre ditësh u bë fejesa, erdhëm në Shqipëri, shkollën e lashë, nuk munda ta vazhdoja më për arsye ekonomike, djali më mori tek shtëpia, sepse rrija tek shtëpia e gjyshërve. 14 vjeç kam vajtur tek shtëpia e burrit pa dasëm“.

Arditi: Sa vjeç ishe kur mbete shtatzënë për herë të parë?

Katerina: Isha 15 vjeç shtatzënë dhe 16 linda vajzën, Anxhela.

Arditi: Më pas vijnë në jetë edhe dy vajza të tjera.

Katerina: Emili dhe Evelina, e madhja Anxhela është 10 vjeçe, e vogla 5 dhe tjetra 3.

Arditi: Mund të më thuash kur filluan problem me bashkëshortin që sot është ish-bashkëshorti.

Katerina: Kur goca ishte 3-4 vjeçe ai ka qenë shumë xheloz.

Arditi: Po pse?

Katerina: Nuk e di pse, ndoshta sepse ishte 12 vite më i madh se mua, kishte ndonjë frikë.

Arditi: Ti në shtëpi rrije?

Katerina: Unë në shtëpi nuk punoja, edhe për të dalë një xhiro duhet të dilja me vjehrrën dhe vjehrrin ose me burrin.

Arditi: Atëherë, për çfarë ishtë xheloz ai ?

Katerina: Nuk e di, thjesht ishte xheloz për çdolloj gjëje, unë i kërkoja të shkoja në punë, nuk shkoja dot në punë, kërkoja të dilja me kunatat e mia duhet të merrja leje dy ditë para, të shkoja tek mami gjithmonë do kisha probleme, pasi linda gocën mami njëfarë kohe ka jetuar në Tiranë, sepse tashmë ishte edhe ajo e rimartuar.

Arditi: Kur vendosët të ndaheshit ?

Katerina: Vendosa të ndahesha pas dhjetë vitesh martesë.

Arditi: Sa ishte vajza e vogël kur u ndatë ?

Katerina: Ishte një vjeçe.

Arditi: Ndarja si ishte me mirëkuptim ? Ndarje e dhunshme?

Katerina: Ka pasur disa ndarje, ndau, lidhu për fëmijët, sepse ishin ata në mes.

Arditi: Si përfundim, ju u ndatë ?

Katerina: Po u ndamë.

Arditi: Po fëmijët?

Katerina: Bëmë një gjyq fëmijët janë në kujdestarinë time, të treja vajzat.

Këtë pjesë të jetës, sigurisht përveç 3 vajzave të mrekullueshme, Katerina e ka lënë pas. Të tashmen dhe të ardhmen e sheh me Emanuelin.

Katerina: Pas divorcit, u njoha me një djalë, ai jetonte në Gjermani, ka emrin Emanuel, është një person shumë i mirë, shumë i afërt. Për mua është shumë i bukur. Ne u njohëm përmes shoqërisë në Facebook. Gjashtë muaj me kamerë ndezur, natë e ditë, në punë, në shtëpi. Ai më thoshtë Katerina hajde në Gjermani, ku punonte në lokalin e motrës, Fabjola ka një restorant atje në Duseldorf, ku jeni të mirëpritur. Atë nuk e kam takuar asnjëherë ballë për ballë, por kam një kontakt shumë të mirë, e di çfarë femre është, e adhuroj për atë që është ajo. Të treja motrat i ka shumë të mira, por me Fabjolën kam një lidhje të veçantë.

Arditi: Më trego pak momentin e parë kur u takove me Emanuelin.

Katerina: Më tha do vijë unë në Tiranë, nuk e besova, unë punoja në një hotel recepsioniste, ishte një hotel familjar. Më tha më jep emrin e hotelit, por unë nuk ia dhashë.

Arditi: Sa kohë kishe që flisje me Emanuelin ?

Katerina: Gjashtë muaj.

Arditi: Gjashtë muaj dhe i tregove që ke tre vajza?

Katerina: Këtu qëndron problemi, unë nuk i kam thënë, se jam një njeri që nuk hapem shumë. Është sot hera e parë që unë po hapem. Unë i kam thënë vetëm që isha një nënë e divorcuar dhe kisha një gocë.

Arditi: Nuk i the që kam tre.

Katerina: Jo.

Arditi: Po ç’ndryshim kishte një nga tre ?

Katerina: Doja ta shikoja se çfarë kapaciteti ai kishte në rast se nuk do fliste më, unë nuk kisha pse i jepja sqarime për jetën time private. Atij nuk i bëri përshtypje. Për momentin ai është agjent shitjesh këtu në Shqipëri dhe unë dua t’i kërkoj ndjesë sepse është shkëputur nga Gjermania. Nuk e lë në asnjë moment të kthehet.

Gazetarja e emisionit “E Diela Shqiptare” shkon në zyrën ku punon Emanueli dhe i thotë se për të ka një mesazh, i cili pranon me kënaqësi të shkojë në studio. Emanueli nuk e ka idenë se kush qëndron në anën tjetër të murit në studio, por emocionet pasi sheh në ekran personin që shfaqet aty.

Emanuel: Është dashuria e jetë sime.

Katerina: Doja të kërkoja falje, sepse ke ardhur në Shqipëri vetëm për mua, ke pasur një jetë shumë të mirë.

Emanuel: Mendoj se kam këtu Gjermaninë.

Katerina: Dua të falenderoj, që do të treja gocat e mia. Je përkrah meje dhe nuk më ke paragjykuar dhe nuk më ke dalë kundër asnjëherë. Në jetën time derisa të vdes do jesh edhe ti.

Emanuel: Jeta të jepet një herë të vetme dhe t’i je kuptimi i saj, dashuri.  Se prisja nga ty këtë. Të dua shumë.

Nga ana tjetër, Fabjola, motra e Emanuelit e cila po shikonte gjithçka po ndodhte, i tha Arditit se ishte e surprizuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur për vëllain e saj.

Fabjola: Shumë emocione, shumë e surprizuar. Jam shumë e lumtur për vëllain tim. Është më i bukur nga dashuria.

Arditi: E dije historinë e saj?

Fabjola: Nuk e dija, dija vetëm qe kishte një gocë. Është një fatkeqësi që ka ndodhur. Nëse vëllai im është i lumtur edhe unë jam shumë e lumtur, sepse dua vëllain, do dua edhe nusen.

Dashuria pa kushte është dashuri e vërtetë. Fabjola jo vetëm që nuk u zgjënjye nga zgjedhja e vëllait por i premtoi Katerinës se do e konsideronte si motrën e saj. Sepse të thuash të vërtetën, të bën gjithmonë të lirë. /tvklan.al

 

Etiketa: e diela shqiptaregjermanika nje mesazh per ty


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Para
“Më qëllonin në bark që të humbja fëmijën”, vajzat shqiptare të trafikuara

“Më qëllonin në bark që të humbja fëmijën”, vajzat shqiptare të trafikuara

Ndahet nga jeta tifozi i Juventusit, amaneti: Më dërgoni golat e Ronaldos

Ndahet nga jeta tifozi i Juventusit, amaneti: Më dërgoni golat e Ronaldos

Ky është viti më i vështirë i globit,dielli u errësua e uria pushtoi botën

Ky është viti më i vështirë i globit,dielli u errësua e uria pushtoi botën
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com