LUSHNJE- Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, i zgjedhuri i PS, Fatos Tushe ka humbur kontrollin para një grupi tregtarësh që protestonin dhe i zunë derën e Bashkisë.
Ata kanë shkuar për t’i kërkuar një zgjidhje për problemin e tyre, por përgjigjja që kanë marrë i ka lënë pa fjalë. “Ta fus portofolin në gojë”, i thotë Fatos Tushe një gruaje, tregtare.
Duket tregtarët kanë qenë të pakënaqur me vendin e caktuar nga Bashkia për të tregtuar prodhimet e tyre ndaj edhe kanë protestuar.
Pjesë nga debati
Tregtari: “Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer?”
Tushe: “Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë.”
Tregtarja: “Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë!”
“Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!”
Shihni videon e postuar nga “jetaoshqef”.