Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Kredia çon çiftin në gjyq: Drejtori i bankës falsifikoi firmën

2019/01/13 at 6:51 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/Kredia çon çiftin në gjyq: Drejtori i bankës falsifikoi firmën

Fetiu dhe Luljeta janë bashkëshortë prej vitesh, por një kredi e marrë nga bashkëshorti pa pëlqimin e Luljetës, është bërë shkas për konflikte të mëdha mes tyre.


“Kam marrë një kredi në 6 Tetor të vitit 2008 shumën 75,600 Euro. Kam hapur një biznes, por gjithmonë bashkëshortja ime nuk ka dashur ta marr këtë kredi”, tregoi Fetiu.

Por bashkëshortja e tij e ndërpreu duke shpjeguar se për muaj me radhë kanë këmbëngulur familjarisht për të mos e marrë këtë kredi sepse nuk kishin nevojë për ndërtim tjetër. Për të lidhur kontratën me bankën për kredinë nevojitej edhe firma e vëllait të Fetiut, Xhemilit, pasi ndajnë të njëjtën hipotekë shtëpie. Por tanimë rezultojnë se bashkëshortët dhe Xhemili kanë firmosur tre kontrata, çka ata e mohojnë.

“Unë kam firmosur te kontrata me 75,600 Euro, ndërsa kontrata me 3,000 Euro ishte që të vinte shuma 100 milionë Lekë. Do ta bëjmë me rimbursim tha drejtori i bankës. Nuk e di se si e ka bërë atë kontratë. Unë i kam marrë këto lekë”, tregoi Fetiu. Por bashkëshortja mohoi në mënyrë kategorike të ketë firmosur kontratë tjetër.

Juristja Eni Çobani ngriti pyetjen se si është e mundur që brenda një dite të bëhen tre kontrata dhe të merren tre shuma parash.  Ajo shpjegoi se gjithçka ka nisur në vitin 2012 kur familja Kanani pësoi krizë ekonomike. Atëherë bashkëshortët nisën të kontrollonin dokumentet se sa kishin paguar dhe sa ishte vlera e ngelur për t’u paguar.

Luljeta tha se drejtori i bankës u mori kontratën origjinale të kredisë në vitin 2012, me pretendimin se do bënin kontratë të re, ku nuk do të ishte më vëllai i Fetiut si garantues. Por Çobani u shpreh se kjo është e papranueshme, pasi duhet të jenë disa kontrata dhe se drejtori i bankës e ka vetë dokumentin origjinal. Gjithashtu në një dokument rezulton se pagesa e kësteve të kontratës së lidhur në vitin 2008, është bërë për vitin 2007.

Pasi bashkëshortët Kanani nuk kryen shlyerjen e kësteve, paratë iu morën pa dijeni Xhemil Kananit në llogaritë e tij bankare. Por problemi kryesor qëndron të fakti se të tre pjesëtarët e familjes Kanani, që kanë firmosur kontratën e kredisë, nuk e kanë lexuar këtë të fundit.

“I ke marrë tani të gjithë të tjerët në qafë. Ke marrë bashkëshorten, Xhemilin dhe Marien dhe i ke futur në bankë të firmosin. Sot thua nuk kam lexuar kontratën, por kjo nuk është e lehtë!”, u shpreh juristja Çobani.

Familja Kanani ka firmosur tre kontrata për vlerat 75,600 Euro, 3,000 Euro dhe 78,000 Euro. Sipas Eni Çobanit, me sy të lirë dallohet ndryshimi i firmave nga kontrata e parë në dy të tjerat.

Në lidhje telefonike me studion e emisionit “E Diela Shqiptare”, Xhemil Kanani tregoi se ka bërë një deklaratë noteriale, ku thuhet se Feti Kanani mund të përdorë në bankë vetëm pronën e tij, të specifikuar me detaje, në mënyrë që të mos ngatërrohej me pronën e tij. Ai theksoi se nuk kishte fare informacion se po firmoste në bankë si dorëzanës, por vetëm si bashkëpronar i shtëpisë.

Në dokumentin e  Dhomës së Noterisë së Shqipërisë thuhet: “Kam sqaruar Dhomën Kombëtare se në kontratën e përpiluar prej saj ka bërë një gabim teknik sepse duhet të vendoste numrin 48/19. Gjithashtu noterja ka sqaruar se nga ana juaj janë bërë dy kontrata huaje, por në kopjen e kontratës nuk ju ka bashkangjitur  kalendarin e shlyerjeve që i bashkëngjiten kontratës. Për të sqaruar më hollësisht këtë problem, mund t’i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka kompetencën për kontrollin e veprimtarisë së noterëve”.

Fetiu akuzon drejtorin e bankës se i ka “fotokopjuar firmën”. “Nuk i kam dhënë lekë njeriu. Kujt i kam dhënë lekë unë Zonja Eni? Më ka shkatërruar jetën, më ka shkatërruar familjen. Jam bërë, nuk dua më veten. Nuk po dal me një kontratë, dal me 6 kontrata Zonja Eni. Nuk po e mohoj bankën. Shikoje, nëse nuk kam të drejtë, fol para publikut. Më është nxirë jeta. Ç’është ky drejtor banke? Nuk është vetëm për mua, ka shumë hallexhinj. Këtu ka filluar sherri. Vëllai më kërkon lekët, nuk ia mora unë lekët vëllait, ia mori banka. Ia vodhi banka. Ça të bëj unë i ziu? Bashkëshortja më nxiu jetën, çupa nga ana tjetër. Nuk e dua më jetën, unë do të bëj vetëgjyqësi Zonja Eni”, tha ai.

Ndërsa Çobani iu lut për qetësi, pasi “vetëgjyqësia nuk është zgjidhje”.

Edhe bashkëshortja i tërhoqi vëmendjen: “pak na ka kredhur në borxh e tani të bëjë edhe vetëgjyqësi e t’i paguajmë ne që të gjitha pastaj”.

Por Eni Çobani u shpreh: “I drejtohem presidentes së nderuar, zonjës Sadushi. Si mundet që një notere të pranojë vetë që ka bërë dy gabime, numrin e kontratës gabim dhe ka bashkangjitur shlyerjen e disa kësteve në kohën kur zotëria nuk ka lidhur kontratë?”

Ajo tha me bindje që kontrata origjinale është  18/19 sepse e ka vërtetuar edhe urdhri i ekzekutimit, ku është marrë titulli ekzekutiv për ekzekutimin e shumës së zotit Xhemil Kanani, të cilit i janë marrë 24 mijë Euro.

Juristja Eni Çobani premtoi se do t’i shkojnë kësaj çështjeje deri në fund me ekspertizat përkatëse për të gjitha shkeljet që kjo bankë ka bërë kundrejt familjes Kanani. /tvklan.al

Etiketa: bankëciftigjyqkredi


Ju sugjerojmë

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?
Life Style

Përse ndihemi të lodhur gjatë verës?

25 Qershor, 2025 4:30 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Moderatorja simpatike shfaqet në krah të futbollistit të kombëtares

Moderatorja simpatike shfaqet në krah të futbollistit të kombëtares

Zbardhen detajet/I morën peng djalin e mitur, çfarë ndodhi në Shkozet

Zbardhen detajet/I morën peng djalin e mitur, çfarë ndodhi në Shkozet

Video/Shqipëria nën dëborë, ja zonat e izoluara

Video/Shqipëria nën dëborë, ja zonat e izoluara
















TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025

Dashi Mesa duket dita e sotme do të jetë e qetë dhe pa shumë impenjime. Megjithatë, nuk do të mungojë...

Lexo më shumë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com