Nga hetimet rezulton se në krye të grupit qëndronin nënkomisari i policisë Festim Lelaj dhe shtetasi Euron Hoti.
Oficeri i policisë siguronte mosprekejen e drogës nga aksionet e policisë. Ndërsa Hoti kishte siguruar dy kamionë me lendë drusore me qëllim tranportin drejt Gjermanisë, aty ku ishte dhe destinacioni perfundimtar i drogës.
Pritësi i lëndës narkotike ishte pikërsisht Hoti, i cili mbante edhe një emër tjeter, atë të Artan Abasit. Ai përdorte një pasaportë angleze të falsifikuar dhe hiqej si shqiptar nga Kosova.
Shofer i kamionit ishte Dhimo Koraj i cili u arrestua në Itali pasi kamioni me drogë doli nga Porti i Ankonës.
Dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi si dhe dy doganierët Altin Katundi si dhe Mikail Hila kanë neglizhuar me detyrën duke lejuar kalimin e drogës. Prokuroria i konsideron veprimet e qëllimshme dhe i konsideron si pjesë të grupit.
Skënder Siceqa dhe Aurel Lazaj dyshohet se kanë trafikuar një tjetër ngarkesë që po i njëjti grup ka kaluar nga Porti i Vlorës në vitin 2014. Në këtë kohë punonjes policie në këtë pikë kufitare ka qenë nënkomisari Lelaj. Tre të arrestuarit e tjerë Arbi Mustafa dhe Malton Lleshi dyshohet se kanë siguruar lëndën narkotike, kryesisht në zonën e Vlorës.
Tv Klan
Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...
Për të parafrazuar hapjen e famshme të Marksit, një fantazmë po e përndjek botën: fantazma e skandalit Epstein. Miliona email-e...
Ish-deputeti i PD Dashnor Sula u prezantua sot në detyrën e re të Kryeinspektorit të Përgjithshëm, ku në fjalën ee...
Irani është gati të zvogëlojë rezervat e uraniumit të pasuruar shumë nëse Shtetet e Bashkuara heqin “të gjitha sanksionet”, tha...
ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00