Në Spitalin Rambam në Haifa në Izrael, i cili aktualisht po operon nëntokë për shkak të konfliktit ushtarak me Iranin, një grua kreu lindje të parakohshme duke sjellë në jetë trinjake vajza.
Lindja çezariane, sipas dr. Yaniv Zipori u krye në javën e 34 të shtatzënisë dhe shkoi pa probleme.
“Nëna është mirë dhe tashmë i ka vizituar vajzat e saj të porsalindura në njësinë e kujdesit intensiv,” tha ai, duke shtuar se këta janë fëmijët e saj të parë.
“Planifikuam lindje cezariane të parakohshme për zonjën në javën e 34-të të shtatzënisë, për disa arsye. Lindja cezariane shkoi mirë. E vizitova nënën këtë mëngjes, ajo ndihet mirë. Madje shkoi në Njësinë e Kujdesit Intensiv për të parë foshnjat e saj. Për fat të mirë lindi tre vajza dhe janë në gjendje të mirë.”
Spitali Rambam, tani i zhvendosur plotësisht nën tokë, po trajton 600 pacientë dhe ka kapacitet deri në 2,100, ai përfshin salla operacioni, reparte lindjeje dhe një kopsht për fëmijët e stafit.
Raketat iraniane shënjestruan Haifën, qytetin e tretë më të madh të Izraelit, në breshëri raketash gjatë pesë ditëve të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.