Karabinierët në Itali kanë arrestuar 5 vrasësit që ekzekutuan ditën e enjte të 10 nëntorit, dy kushurinjtë me origjinë shqiptare Alban dhe Agron Lleshaj. Viktimat ishin përkatësisht 24 dhe 28 vjeç. Vrasësit ishin 5 persona ku 3 prej tyre ishin vëllezër. Policia ka arritur të bëjë arrestimin pasi vrasësit po përpiqeshin të arratiseshin shkruan “Milanotoday”.
Si ndodhi ngjarja?
Vrasësit janë shfaqur ndërkohë që viktimat po udhëtonin drejt Ankonës, me automjetin e tyre tip Polo. Ata i kanë ndjekur dy kushurinjtë me makinë dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre. Ndërsa viktimat përpiqeshin të arratiseshin kanë arritur të qellohen dhe kështu mkina është përplasur duke shkaktuar edhe vdekjen e tyre. Besohet se at janë qelluar mbi dhjetë herë nga vrasësit./Opinion.al