Sekratari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për videon erotike të Safet Gjicit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e PS nuk është asgjë e re.
Më tej, Bardho thotë se Safet Gjici ka cenuar dinjitetin e çdo qytetari të Kukësit dhe se ai duhet të marrë refuzimin e çdo qytetari.
Postimi i Bardhit
Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak!