Duke komentuar videon që u shfaq në Opinion, ku policia u spraps dhe nuk tentoi të kapë personin që përplasi makinën e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit Gjergji Oshafi përpara tregut ushqimor të këtij qyteti, pronë e biznesmenit Petrit Cela.
Basha në Parlament: Ju e patë atë video. E patë si policia u shpartallua. E patë se nuk mundi të kapërcejë atë prag ku u strehuan bandidët. Pse nuk e kaloi policia atë prag?
Jo se nuk kemi oficerë apo mjete të policisë, por se ajo magazinë është kështjella e Edi Ramës. Është kështjella e krimit dhe bandës. Ka imunitet, gëzon mbështetje qeveritare. Dhe këtë nuk e bën dot policia. Nuk e çan dot atë rrethim policia. Unë ftoj këtu Edi Ramën të dalë nga magazina e krimit. Ndryshe do ta nxjerrim ne (qytetarët) të gjithë bashkë.Ramës i them largo Ruçin dhe Xhafajn, kërkon shkarkimin e Sejdinit, publiko listën e personave që janë në administratë dhe që kërkohen nga Interpoli.