Politikë

Videoja e Lezhës që trondi rrjetin, Salianji: Territori në kontroll të bandave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 20/11/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike, ka reaguar lidhur me nje video virale ku persona të armatosur futeshin në një lokal në Lezhë-Milot dhe kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty dhe nuk dihet nëse ishin nisur për të vrarë apo jo.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një status në rrjetet sociale thotë se është e turpshme që deri tani s’ka pasur asnjë masë, asnjë reagim nga autoritetet.

“Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rastin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat! Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshëm i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me bandat detyrohet dhe të behet zëdhënës i tyre”, shkruan Salianji.

Pas