Kronikë

Videoja e atentatit në Milot, momenti kur autorët qëllojnë 45-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:20 - 14/01/21 |
Opi Nion

Janë publikuar në media pamjet e atentatit të djeshëm të ndodhur në Milot, ku mbeti i plagosur 45-vjeçari, Ylli Ibrahimi.

Në video shihen dy persona me motor, të cilët i afrohen Ibrahimit dhe dy personave që ishin së bashku me 45-vjeçarin dhe qëllojnë me armë zjarri.

Nga të shtënat, u plagos vetëm 45-vjeçari, i cili më pas u dërgua  drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë të një biznesi pranë vendit të ngjarjes. Deri më tani nuk bëhen të ditura shkaqet e atentatit, ndërkohë policia vijon kërkimet për arrestimin e autorëve./ Opinion.al

Pas