Anëtari i klanit “Ostia”, Roberto Spada është arrestuar dje nga policia italiane pas sulmit mbi një grup gazetarësh të RAI-t, teksa ata ishin duke kryer detyrën e tyre.
Debati mes Spadas dhe gazetarit është zhvilluar i gjithi përpara telekamreës, ku Roberto vëllai i njërit prej kapobandave të Italisë dhunon rëndë gazetarin, të cilit i thyen edhe hudën.
Sulmuesi u bë i dhunshëm gjatë një interviste për marrëdhëniet e dyshuara të klanit ku Spada mendohet se bën pjesë, por ai e mohoi kete.
Gazetari i RAI-t Daniele Piervincenzi, tha se nje hunde e thyer nuk do ta ndale ne punen e tij.
https://youtu.be/pRqLpVA6d0s