Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/I kthyeri nga Siria: Ju rrëfej shqiptarët e luftës

2016/09/28 at 9:52 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/I kthyeri nga Siria: Ju rrëfej shqiptarët e luftës

Që nga viti 2012 e deri sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë, kanë shkuar në Siri, duke ju bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve, 110 prej tyre janë kthyer në Kosovë, kryesisht të zhgënjyer më atë që kishin parë dhe përjetuar atje.

Një prej të kthyerve ka rrëfyer për Zërin e Amerikës eksperiencën e tij në Siri.

Pas më shumë se 3 muajsh, Nori është kthyer në shtëpi. Ai thotë se anëtarët e opozitës i kthyen pasaportën, të cilën ja kishin marrë me të hyrë në Siri. Nori është intervistuar nga policia, menjëherë pas kthimit në Kosovë, dhe më pas qëndroi për një vit në shtëpi në përpjekje për tu riintegruar. Ai është arrestuar dhe gjykuar, ndërsa tashmë shkon çdo ditë në punë, ndërsa është në pritje të vendimit të gjykatës për të. Ai thotë se është i gatshëm të mbështesë institucionet shtetërore e fetare për të shpjeguar realitetin në Siri, dhe për të parandaluar shkuarjen e Shqiptarëve në atë zonë.  “Çdo vend, çdo grup, çdo fe ka grupe të devijuara dhe ato janë shumë ekstreme, shumë të këqija sa që ta bëjnë rrugën me lule, por në fund e ke ferrën”, shprehet ai.

 Rrëfimi i shqiptarit që për arsye sigurie nuk i publikohet identiteti, por thirret Nori

Kur filloi pranvera arabe, e pashë që vuanin shumë njerëzit, civilët. Unë e lidha me jetën time kur isha në luftë. Isha një djalosh i ri dhe kisha vuajtjet e mia që i kisha përjetuar në luftën e Kosovës. Dhe e pashë sikurse që kanë ardhur të na ndihmojnë neve këtu në Kosovë, si OSBE-ja, si KFOR-i që na ka çliruar. Mendova të bëj një vepër humane, që të shkoja dhe unë për të ndihmuar popullin e Sirisë.

Ka qenë vendim pak si mysliman, pasi nuk do të shkoja në një shtet tjetër, sepse nuk na lidh asgjë, si për shembull në ndonjë shtet jashtë Evropës, se me siguri me shtetet e Evropës më lidh diçka se është në Evropë, ndërsa jashtë Evropës nuk më lidh asgjë tjetër përveç besimit. Ka qenë sepse janë myslimanë dhe i kanë traditat pak të njëjta, aty ka qenë qëllimi. Nëse për shembull në ndonjë vend si Krimeja (Ukrainë), apo ndonjë vend tjetër që bëhet luftë, nuk do të thotë që mua nuk më dhimbset popullata.

Nuk kanë qenë të rëndësishëm shqiptarët, nuk kanë pasur emër të caktuar apo të mëdhenj. Nuk kanë patur ndonjë pozitë të lartë udhëheqëse, por ishin në formim e sipër. I pashë idetë e tyre, bënim debat dhe ndonjëherë më ngacmonin sepse nuk përshtateshim me ide. Unë u thosha se gjërat që po ndodhin këtu nuk mund ti pranoj, ndërsa ata më thoshin se kështu është më mirë, se kështu fitohet kundër Assadit.

Për sa kam qëndruar aty kam parë fëmijë shqiptarë dhe ndoshta kanë qenë gra pa burra, se ta zëmë ishte vrarë ndonjë më herët. Edhe i pyeta përse nuk i dërgoni në Kosovë ose në Shqipëri, te familjet e tyre, se të paktën ata mund të kujdesen më mirë. Kanë qenë të ndrojtur dhe nuk kanë patur mundësi të kthehen fëmijët dhe më ka mbetur në mendje. Kur të gjithë sirianët largoheshin, gratë dhe fëmijët shqiptarë qëndronin aty. Kjo më ka mbetur në zemër si dhimbje.

Etiketa: i kthyerirrëfimshqiptareSiri

Ju sugjerojmë

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Para
Cilat kanë qenë ndarjet më të bujshme të vitit 2016

Cilat kanë qenë ndarjet më të bujshme të vitit 2016

Nishani: Nëse dështon reforma në drejtësi përgjegjesi edhe e ndërkombëtarëve

Nishani: Nëse dështon reforma në drejtësi përgjegjesi edhe e ndërkombëtarëve

Champions League video/ A ka shënuar Paulo Dybala golin më të bukur mbrëm?

Champions League video/ A ka shënuar Paulo Dybala golin më të bukur mbrëm?

TE FUNDIT

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
5 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe...

Lexo më shumë

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
5 Qershor, 2025

Parlamenti miratoi pasditen e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
5 Qershor, 2025

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në një banesë dykatëshe në lagjen Uznove të qytetit të Beratit, Sipas njoftimit nga...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
5 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin e Gjermanisë, Friedrich...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com