-Shëndeti

Video/“Hygeia” sjell në Tiranë klinikën më të re estetike


               Publikuar në : 13:34 - 05/02/19 |
b.f

“Anassa” është qendra më e re e dermo- estetikës e hapur në Tiranë, pikërisht në ambientet e spitalit “Hygeia”. Kjo qendër do të sjellë për klientët shqiptarë fjalën më të fundit të teknologjisë në fushën e estetikës dhe specialistë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të Europës.  Veçanërisht, mjekëve të huaj u është dhënë hapësirë për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale plastike, rikonstruktive dhe atë të dermatologjisë e trajtimeve dermo – estetike.

Me një hapësirë që shkon në 300 metër katrorë, klinikë e  esteteikës “Anassa” synon të kthehet në një pikë referimi të së bukurës, jo vetëm në Shqipëri por edhe ne rajon.

“Synimi i kësaj qendre është cilësia, siguria dhe ofrimi i shërbimeve te personalizuara konform standardeve ndërkombëtare”- tha Mario Karaj, Drejtor ekzekutiv Spitali Hygeia.

Klinika estetike “Anassa” e vendosur pranë spitalit “Hygeia”  mundëson ndër të tjera që në bazë të trajtimeve të saj të jenë produkte cilësore dhe të certifikuara.

“Jo vetëm nga pikëpamja  shëndetësore por edhe nga trajtimet e bukurisë kjo qendër kujdeset që pacientet të marin informacionin e duhur mbi procedurat dhe ofron cilësinë e produkteve bio, duke përfshirë këtu edhe kremin Vagheggi”- tha Rezalda Allajbeu,  Menaxhere e klinikës “Anassa”.

E inauguruar vetëm pak ditë më parë në praninë edhe të shumë personazheve të njohur në kryeqytet, klinika ofron te gjitha shërbimet dermo estetike në fushën e trajtimeve te bukurisë.

 

Pas