Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë në kampionatin elitar hollandez me ekipin e tij Vitesse, duke dhënë shkëndija të mira për De Biasin
Pas golit ndaj Exelsiorit javën e kaluar ku ekipi i tij fitoi 0-3 në transfertë, kësaj here mesfushori kuqezi rikthehet me një dopietë.
Rashica ka realizuar dy gola në minutat 18 dhe 58 në sfidën ndaj Tëentes ku Vitese fitoi me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Një paraqitje fantastike për mesfushorin e kombëtares Shpresa i cili përveç dy golave, ka qenë rrezik kostant për mbrojtësit si dhe ka goditur shtyllën. Me fitoren e sotme, Vitese ngjitet në vendin e katërt në kampionat me 28 pikë.