Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Historia e Klaudias nga Durrësi: U dashurova pa e ditur që ishte miliarder

2018/07/01 at 8:00 PM
në Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Video/Historia e Klaudias nga Durrësi: U dashurova pa e ditur që ishte miliarder

Në ditën e parë të muajit Korrik “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”, ka nisur me ‘Best Off’, rastet të cilat kanë bërë të qeshin dhe të lumturojnë të gjithë audiencën. Rasti i parë i përzgjedhur është rasti i Klaudias nga Durrësi, vajza që me thjeshtësinë e saj fitoi zemrën e miliarderit nga Dubai.


Ajo tregon se pas martesës së motrës së madhe, ëndrra e nënës së saj ishte që të shikonte dhe vajzën e vogël të veshur me fustanin e bardhë dhe Klaudia vendosi ta ftojë nënën e saj tek “Ka një mesazh për ty” për ta bërë atë të lumtur, por dhe për t’i thënë një mesazh të rëndësishëm.

“Deri në shkollën 8- vjeçare kemi qenë një familje normale. Më pas kanë nisur peripecitë. Kur isha në gjimnaz mami u sëmur dhe kishte një gjëndër në gjoks. U vizitua gjithandej dhe më pas vendosëm t’i bënim një operacion, por të ardhurat tona nuk ishin të mjaftueshme. Unë kam nisur punë 14 vjeç në një eurolloto dhe punoja katër orë në ditë dhe merrja 70 mijë lekë të vjetra. Me punën e babit dhe me timen bëmë operacionin e mamit.

Më pas nisa punë në agjenci, ku kam punuar 6 vite dhe më pas nisa punë në autobus. Kam ndryshuar disa herë punë. Më vonë fillova punë në “call center” për të ardhura më të mira. Pas disa kohësh ndryshova punë dhe aplikova për të ikur jashtë. Në fillim nisi si kamareje në Oman. Më pas u ngrita në detytrë si supervizore. Më pas ika në Taljandë, me agjenci bashkë me një shoqen time, ku nisa dhe një punë si menaxhere marketingu ku qëndrova vetëm një vit. U ktheva në Dubai, tek shoqja ime. Ndërkohë i thashë asaj se ky do jetë destinacioni i fundit.

Kur shkova atje nisa të punoja si shitëse në një dyqan këpucësh. Në fillim rrija në hotel. Në muaj merrja 1 mijë Dollarë. Ndërkohë që gjeta një shtëpi në një provincë në Dubai, ku paguaja 300 dollarë dhe e ndaja me goca të tjera. Një ditë kur hap Facebook, shikoj që gjendej një djalë nga Dubai që më kishte shkruajtur nga je dhe i përgjigjem arabisht. Me prezantohet dhe më pas dhe unë i tregoj për veten time. Ai me tregoi se jam shofer dhe unë i thashë se punoj shitëse. U takuam disa herë dhe më pas ai më tregoi për familjen e tij dhe unë timen. Në Dubai njerëzit janë shumë fanatike dhe nuk mund të shkosh të takosh prindërit e djalit. Është një vend shumë i mbyllur nga mentaliteti”.

Arditi: Si guxove të dalësh me një djalë, duke ditur që deri edhe policia mund të ishte problem?

Klaudia: Kjo është pyetja që i bëj unë vetes, por si doli ai që e dinte…

Arditi: Ky djalë të tregoi për familjen, çfarë të tha?

Klaudja: Më tha që familja e tij ishte e varfër, që jetonte në shtëpi me qira. Unë i thashe që nuk ka problem se dhe unë vi nga një familje me shumë borxhe.

Arditi: Sa kohë kaluat?

Klaudia: Unë u njoha në Prill dhe jam martuar në Gusht të 2016 dhe sot kemi një vajzë. Vazhduam marrëdhënien deri në Korrik. Kishim shumë gjëra të përbashkëta, borxhe, para për të paguar.

Arditi: Do e nisnit jetën bashkë dhe do e ndërtonit jetën bashkë.

Klaudia: Më pas nisëm të bënim llogaritë e borxheve. Unë ndërkohë vazhdoja punën. Ai më thirri në dasmën e motrës së tij dhe çdo gjë ishte luksoze, s’më besohej se ai më kishte thënë jam i varfër. Por ai u justifikua duke thënë se burri i motrës ishte i pasur dhe mendoi se do mërzitesha që ai ishte i varfër. Më pas merr mikrofonin dhe unë mendoja se do uronte motrën, por në fakt ai më propozoi për martës dhe unë nuk ngurova t’i thoja PO.

Ndërkohë e pranova dhe lamë ditën e martesë më 8 Gusht, por unë nuk u bëra nuse. Vendet arabe janë shumë myslimane dhe dasma ka rregullat e veta. Femrat janë veç dhe meshkujt veç. Ndërkohë që familjen nuk e kisha. Ai më kërkoi të bëjmë dasmë, por unë nuk pranova se e dija që nuk do e shijoja, pasi prindërit do rrinin veç dhe ai u mërzit pak. Bëmë vetëm martesën në Gjykatë.

Arditi: Martesa në Dubai bëhet në gjykatë. Çfarë ndodh kur shkon përpara gjykatësit?

Klaudia: Në Gjykatë flet për të ardhurat dhe e vendos bashkëshorti për të ardhurat. Ai më pyeti mua për kushtin që do i vendosja. Dhe unë i vendosa që të mos martohet më, pasi atje meshkujt martohen 4 herë. Ai e pranoi që të mos martohej. Ndërkohë që gjykatësi po fliste dhe unë kisha treguar për pasurinë time. Më pas i erdhi radha bashkëshortit dhe të ardhurat e atij ishin të pafundme. Ai ishte një bos, një princ Dubai. Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ishte si përralla e Hirushës.

Sot kam ftuar mamin pasi më thoshte gjithmonë bëj një dasëm. Mami e ka martuar vajzën e parë dhe e ka parë nuse. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje për çdo lot që i kam derdhur dhe në radhë të dytë ajo do surprizohet.

Ndërkohë që Klaudia ka treguar se as bashkëshorti i saj nuk e dinte që ajo kishte ardhur në studion e “Të dielës Shqiptare” dhe ishte veshur me fustan të bardhë.

Lindita e pyetur nga Arditi tregon për familjen e saj.

“Kam dy vajza njëra është e martuar në Itali dhe tjera është martuar në Dubai. Nuk e di se kush mund të më ketë thirrur”.

Teksa shikon vajzën e saj të veshur nuse ajo emocionohet shumë dhe përlotet.

“Dëshira e çdo prindi është të shohë vajzat e saj me fustan të bardhë”.

Arditi: E vogla është bërë nuse vetëm për ty, dhe ka një mesazh për të të thënë.

Klaudia: Në radhë të parë duhet të të kërkoj falje për çdo fjalë që të kam kthyer. Ky është një kujtim shumë i bukur dhe duhet ta shijojmë. Unë kam dhe një kërkesë. Ti je e sëmurë dhe po pi ilaçe dhe pas një muaji ke vizitat në Itali dhe nëse nuk bëhesh më mirë ti duhet të operohesh dhe unë ta kërkoj në sy të gjithë publikut që ti të lesh cigaren, pasi ne e kemi për të mirën tënde.

Por, nëna e Klaudias ka hezituar në fillim që të heqë dorë nga cigarja, pasi e konsumon atë prej vitesh. Më pas ajo ka pranuar.

Lindita: Ndoshta jo, sot dhe nesër, por do përpiqem që të heq dorë. Nesë unë e them një fjalë do e mbaj.

Më pas ajo janë përqafuar dhe kanë ndarë momentet e bukura së bashku.

Por surpriza nuk ishte vetëm kaq. Arditi kishte menduar një surprizë për Klaudian. Ai kishte ftuar bashkëshortin e saj në studio. E gjitha kjo ishte e përgatitur pa dijeninë e Klaudias.

Teksa Klaudia ishte duke përshëndetur bashkëshortin e saj, Arditi e ftoi atë në studio ku dhe u zhvilluar një ceremoni e vërtetë martesë.

Mes gotave të shampanjës dhe luleve, çifti preu dhe tortën e martesës. Gjithashtu e pranishme në këtë ceremoni ishte e pranishme, vajza e tyre e vogël dhe disa nga të afërmit e Klaudias. Një histori si e Hirushes kjo që na rrëfeu Klaudia. I urojmë çiftit jetë të lumtur dhe të plaken së bashku./tvklan.al

Etiketa: dubaihirushjaklaudia nga durresimiliarder


Ju sugjerojmë

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…
Sociale

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

30 Prill, 2025 11:13 am
Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë
Kryesore

Paga minimale në 2025-ën u rrit në të gjithë Rajonin, përveç Shqipërisë

29 Prill, 2025 8:26 am
“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore
Kryesore

“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore

28 Prill, 2025 10:10 am
Ligji për ndalimin e duhanit në ambjente të mbyllura mbetet në letër
Sociale

Ligji për ndalimin e duhanit në ambjente të mbyllura mbetet në letër

26 Prill, 2025 5:25 pm
Para
Arratisje spektakolare nga burgu me helikopter, francezi imiton Alket Rizain

Arratisje spektakolare nga burgu me helikopter, francezi imiton Alket Rizain

Pas humbjes së Spanjës Vasili ironi dhe fyerje për Ramën: Të shkojë ky deficienti ynë t’jua organizojë festën

Pas humbjes së Spanjës Vasili ironi dhe fyerje për Ramën: Të shkojë ky deficienti ynë t'jua organizojë festën

Iniesta i jep lamtumirën Spanjës: Ndonjëherë fundi nuk është siç e ëndërron

Iniesta i jep lamtumirën Spanjës: Ndonjëherë fundi nuk është siç e ëndërron
















TE FUNDIT

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com