Zjarri që ka përfshirë fabrikën e riciklimit në Tiranë nuk është fikur ende deri në mesditë. Duket se alarmi i sistemit të zjarrit nuk ka funksionuar, megjithëse fabrika është djegur edhe një vit më parë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset, por flakët kanë shkrumbuar pjesën më të madhe të fabrikës.