Policia e Londrës po vijon ende të hetojë në lidhje me sulmin e ndodhur mëngjesin e sotëm në metronë e qytetit. Bomba e zbuluar nga autoritetet ishte tepër e fuqishme, dhe nëse do të shpërthente ashtu siç ishte planifikuar mund të shkaktonte një tragjedi të vërtetë në vend.
Të paktën 18 persona raportohen të plagosur, ku mes tyre edhe një djalë 10-vjeçar. “Daily Mail” ka publikuar disa pamje ku tregohet mëse qartë situata kaotike, si edhe momenti kur zbulohet bomba. Për më tepër shihni pamjet.