E denjë për nje finale madhështore. Kështu ka qenë ceremonia e organizuar për finalen e Botërorit që këtë vit u mbajt në Katar.
Teksa na ndajnë vetëm pak minuta, stadiumi i Katarit është “veshur” me ngjyra por nuk kanë munguar as fishekzjarrët në këtë ceremoni të mbylljes.
Argjentina dhe Franca kampionia në fuqi do të përballen me njëra-tjetrën për Kupën e Botës.
Kompeticioni i zhvilluar në Katar ka patur një ecuri të mirë sa i përket organizimit, me vendin pritës që ia ka dalë të bëjë një paraqitje të mirë në këtë aspekt, në sytë e botës.
World Cup Closing ceremony pt.2
《Dreamers》 pic.twitter.com/q0Uxjzv4r6— 黃金借記卡? (@IMGOLDENCARD) December 18, 2022