Një incident është regjistruar ditën e djeshme në një restorant në Sarandë, ku u konfliktuan pronari i biznesit dhe klientët.
Dyshohet se sherri ka nisur pasi disa klientë nga Delvina u ankuan për çmimet e larta dhe refuzonin të paguanin faturën në restorantin e 48-vjeçarit në aksin Turizëm, Kanali i Çukës.
Pas refuzimit, pronari i lokalit i ka ndjekur dhe i ka kërcënuar me thikë.
Ngjarja e ndodhur është filmuar nga një qytetar, videoja e të cilit më pas është publikuar në rrjetet sociale. Në video shikohet teksa pronari i restorantit pasi i përzë klientët nxjerr thikën dhe përpiqet të godasë njërin prej tyre. Por, fatmirësisht, goditja nuk ka ndodhur.
View this post on Instagram
Ndërkohë në sfond, dëgjohen të bërtiturat e një zonje, ndërsa familjarë me fëmijë shikohen të futen në makinë me shpejtësi duke u larguar të frikësuar nga vendngjarja.
Ndërkohë, qytetarët e tjerë të ndodhur aty në momentin e ngjarjes kanë ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.
Sipas BallkanËeb, kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë njoftuar policinë, ku këta të fundit më pas kanë kryer kontrollet në biznesin dhe në shtëpinë e autorit për shoqërimin e tij në komisariat por pa rezultat. Në këtë mënyrë, uniformat blu e kanë shpallur në kërkim 48-vjeçarin Alban Çoba, pronarin nga Fieri i restorantit “Fantastic”./Opinion.al