Aktualitet

Video+Emri/Kultivonte kanabis në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:41 - 18/10/22 |
Opi Nion

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës ditën e sotme pasi u zbulua se në një dhomë në banesën e tij kultivonte kanabis.

Mësohet se në pranga ka rënë Marçel Shpijati.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 20 fidanë kanabis, të kultivuara në vazo plastike dhe bimë kanabis në proces tharje me peshë 1.2 kg.

Po ashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Arrestimi i të riut shënon fazën e 7 të operacionit të koduar “Qarku” , ku numri total I të arrestuarve është 34.

“Gjatë 7 fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”, janë vënë në pranga 34 shtetas, si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas