Me dhjetëra forca policie dhe prokurorë shkuan sot në kompleksin luksoz “Santa Quaranta” në Sarandë. Në video mund të shihni momentet e sekuestrimit të hotelit. Prokuroria ka dyshime se hoteli është ndërtuar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal, për të cilën dyshohet të jetë përfshirë Klement Balili.
Gjithashtu, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e Prokurorisë për sekuestron preventive të 20 apartamenteve në zonën bregdetare në pronësi të Balilit dhe familjarëve të tyre. Edhe për këto ka dyshime se janë blerë apo ndërtuar me para droge.
Shihet qartë se familjarët e Klement Balilit që administrojnë këtë pronë e kanë dorëzuar pa bërë rezistencë.
Gjatë inaugurimit në gusht 2015 me praninë edhe të Ilir Metës dhe Arben Ahmetajt, pronarët thanë se investimi ka kushtuar 3 milionë euro.