Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ka nisur me tensione në radhët e tifozëve. Fillimisht, tifozët e Partizanit janë ‘përplasur’ me policinë për mos lejimin e disa prej përfaqësuesve të tyre për të qëndruar pranë hekurave kufizues. Kjo bëri që disa tifozë të revoltoheshin duke shkulur edhe stolat e stadiumit “Selman Stermasi”. Ngjarja ndodhi pak minuta para fillimit të takimit, ndërkohë që stadiumi “Selman Stermasi” ka pak ditë që është inauguruar pas rikonstruksionit. /panoramasport/
http://www.dailymotion.com/video/x3h7olt_tifozet-perplasen-me-policine_sport