Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, gazetari Idro Seferi përcolli nga Beogradi klimën që mbizotëron, pas vrasjes së politikanit serb në Kosovëm, Oliver Ivanovic.
“Duket qartë që opinioni në Serbi është i ndarë edhe lidhur me motivet e vrasjes politike. Disa mendojnë që mund të jetë pjesë e qeverisjes dhe këtë deklaratë e e kanë bërë kundërshtarët e qeverisë. Këto pohime i quajti banale dhe shumë tëe palogjikshme Aleksandër Vuçiç”, u shpreh Seferi në Opinion.
Seferi shtoi se sonte në Sebi kishte një thirrje masive për të shkuar në kishat serbe, ndërkohë që zyrtarët e opozitës thanë që kjo vrasje duhet të sqarojë ato çfarë po ndodhin edhe brenda vetë Serbisë.