“Bleona është një nga njerëzit më fun që kam njohur”. Kështu është shprehur gazetari Blendi Fevziu në studion e Ermal Mamaqit, teksa ky i fundit i ka lexuar një mesazh nga këngëtarja që jeton në Amerikë.
Fevziu e ka konsideruar këngëtaren një mikeshë të vjetër, ndërsa ka theksuar edhe faktin që ajo është në gjendje të ccajë në vende ku të tjerë nuk kanë arritur t’ja dalin.