I pyetur në “Zonë e lirë” për marrëdhënien me Ilir Metën dhe LSI, duket se deputeti Berisha e ka devijuar përgjigjen direkte, por nuk ka mohuar një mundësi bashkëpunimi, ndonëse është shprehur se ky është një vendim i kryetarit të partisë.
“Nuk gjen në karrierën time, akte konspirative. Unë jam i politikës direkte, pra unë mendojnse përballja me Edi ramën apo Ilir Metën duhet të jenë direkte, pastaj se çfarë sjell përballja ajo analizohet, por nuk mund të bazojmë asgjë në konspiracione politike.
Rezultati i zgjedhjeve është ai që do përcaktojë koalicionin. Ke dy alternativa, ose të pranosh që koalicion me ata që nuk do ose të hysh në zgjedhje.
Nuk i lejoj vetes të fus hundë në çdo gjë, se këto janë atribute të kryetarit, por ato analizohen”.